Dardan Shabanhaxhaj, futbollisti shqiptarë nga Kosova me pasaportë austriake, që aktualisht po luan në Slloveni me skuadrën e Murës, ka vazhduar të shkëlqejë me petkun e kësaj skuadre, teksa shënoi edhe në ndeshjen e javës së 14-të, shkruan “infOSport.mk”.
Shabanhaxhaj shënoi golin e vetëm në transfertën ndaj Radomlje, ndaj së cilës skuadër, Mura e futbollistit shqiptarë kishte barazuar me shifrat 1:1.
Shabanhaxhaj shënoi golin e parë të takimit, kur në minutën e 25-të kaloi në epërsi Murën, derisa vendasit barazuan shifrat vetëm në minutat shtesë të takimit, përmes Nuhanovic.
Për Shabanhaxhaj ishte ky goli numër 6-të këtë edicion në elitën e futbollit slloven, duke ndarë pozitën e dytë në listën e golashënuesve bashkë me sulmuesin e Celjes, Aljosha Matko, derisa listën e kryeson Rui Pedro i Olimpija Ljublanës. (infOSport.mk)