Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kuëps së Maqedonisë, aty ku 8 skuadra do të pretendojnë të bëjnë më të mirën. Në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe dy skuadrat shqiptare, FC Shkupi dhe Voska Sport, njofton “infOSport.mk”.
FC Shkupi në këtë fazë do të përballet me Rabotniçkin, derisa Voska Sport për kundërshtarë do të ketë ekipin e Bregallnicës.
Fituesi aktual, Makedonija GJ.P do të përballet me Sileksin, ndërkohë çifti i fundit çerekfinal, është ai midis Tikveshit dhe AP Brera nga Strumica.
Këto ndeshje në program do të jenë me datë 8 nëntor me fillim nga ora 13:00, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale janë paraparë të zhvillohen vitin tjetër.
Fillimisht me datë 3 prill do të zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa ato kthyese do të luhen me datë 17 prill të vitit 2024. (infOSport.mk)
Ndeshjet çerekfinale të Kuëps së Maqedonisë: |
||||||||||||
|