Arijan Aliti, Rogjerio Seni shqiptarë (VIDEO)

Portieri Arijan Aliti, edhe pse vetëm 9- vjeçar, tashmë ka marrë vëmendjen e opinionit sportiv në vend. Aliti mbron portën e Fortuna 2009, gjenerata 2014, mirëpo që i njëjti tashmë me golat e tij, madje nga porta në portë, ka marrë vëmendje edhe jashtë vendit tonë.

Ai në një nga ndeshjet e fundit të zhvilluara në kompleksin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në kuadër të Ligës së Fëmijëvë, realizoi plotë 5 gola, edhe atë që të gjithë nga porta në portë.

Një gjë e tillë deri më tani në futbollin vendor ishte e padëgjuar më parë, mirëpo ja që talenti shkupjan, po bënë çmenduri, ashtu që lirisht mund të themi se emri i tij mund të shkruhet edhe në librin Ginis.

9- vjeçari Aliti në dy sezone rradhazi ka shënuar mbi 50 gola, duke na rikujtuar në legjendën braziliane Rogjerio Seni, i cili specialitet kishte goditjet nga gjuajtja e lirë.

Për dallim nga Seni, shkupjani Aliti ka specialitet golat e shënuar nga porta në portë, edhe atë nga një distancë prej rreth 50 metrash.

Vërtetë e mahnitshme, nëse kemi parasysh se Ederson i Mançester Sitit mban rekordin e një goli të shënuar nga 78 metra distancë. (infOSport.mk)

Leave a Reply