Në mediat shqiptare u ngritën shumë hipoteza dhe polemika nëse Armando Broja zgjodhi që të braktiste Shqipërinë për të vazhduar stërvitjen që të luante me Çelzin, pse jo me fanellën e titullarit kundër Arsenalit.
Por kjo nuk rezulton e vërtetë! Gjatë ditës së sotme, Poçetino doli në një konferencë për shtyp ku zyrtarizoi mungesën e Armando Brojës për ndeshjen me Arsenalin.
Trajneri theksoi se Broja ka një problem me gjurin pas ardhjes nga Shqipëria, por nuk duket diçka serioze dhe pritet që sulmuesi të jetë gati për ndeshjen e radhës, duke humbur derbin lokal me Arsenalin.