Maqedonia mundi Armeninë në Strumicë, Daci shënon golin debutues (VIDEO)

Maqedonia ka mundur Armeninë 3:1 në miqësoren e zhvilluar sot në Strumicë, njofton “infOSport.mk”. Këtë ndeshje trajneri Bllagoja Milevski e nisi me shumë ndryshime në formacion, duke lënë titullarë nga ndeshja e fundit kundër Ukrainës vetëm Musliun, Elmasin dhe Serafimovin.

Kjo treshe sërish luajti për gjatë 90 minutave, duke kryer detyrën me mjaft sukses. Ishte Isnik Alimi, ai i cili u kanos i pari në këtë ndeshje, duke lëshuar një predhë të vërtetë nga distanca, e që portieri mysafir me të gjitha furcat e tij e devijoi në rivënie nga këndi.

Mysafirët u kundërpërgjigjën me anë të Dashyan, i cili gjithashtu tentoi nga një distancë e largët, me Shishkovskin, që gjithashtu kishte devijuar topin në rivënie nga këndi. Shishkovski edhe në aksionin e rradhës arriti të devijoj topin në rivënie nga këndi, këtë herë duke ndalur goditjen e Ranos.

Me kalimin e minutave, Maqedonia arrinte të fitonte më shumë terren se kundërshtari, duke e rrezikuar atë në disa raste, edhe pse pak minuta para fundit të pjesës së parë, Shishkovski edhe njëherë tjetër duheshe të intervenojë dhe të devijonte topin në rivënie nga këndi.

Kjo mundësi e mysafirëve bëri që të besuarit e Milevskit ta marrin ndeshjen edhe më seriozisht, teksa dy minuta para fundit të pjesës së parë, pas një aksioni të shpejtë të Elif Elmas, sulmuesi Aleksandar Trajkovski në manirin e golashënuesve të mëdhenj shënoi për 1:0.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, që ndikoi shumë pozitivisht te përfaqësuesja e vendit tonë, që në fraksionin e dytë luajtën pa shumë ngarkesë, e ku si rezultat pas disa pasimeve të njëpasnjëshme dhe të sakta, në minutën e 59-të, me anë të Milan Ristovskit, dyfishuan epërsinë në 2:0.

Pas këtij goli, trajneri Milevski vendosi të bëjë disa zëvendësime, duke inkuadruar në lojë edhe Enis Bardhin, për të cilin ishte kjo ndeshja e 60-të me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën sot debutimin e tij e kishte edhe Erdon Daci.

Shkupjani i skuadrës belge të Vesterlos, këtë debutim kundër Armenisë do ta mbajë mend gjatë kohë, pasi vetëm 4 minuta pas inkuadrimit të tij në lojë, arriti që të shënojë golin debutues me fanellën e Maqedonisë, që deri në fund të takimit pësoi një gol, të shënuar nga  Spertsyan.

Ky i fundit shënoi nga gjuajtja e lirë një gol mjaft të bukur, që në fund u tregua edhe si i fundit i këtij takimi, pasi arbitri kryesor Dabanoviç nga Mali i Zi tregoi fundin e takimit.

Kujtojmë, Maqedonia ditë më parë u mund 2:0 nga Ukraina në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024, aty ku rikthehemi në muajin nëntor, kur “verdhekuqtë” do të duhet të zhvillojnë dy super ndeshje, fillimisht kundër Italisë në Romë dhe më pas në Shkup kundër Anglisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply