Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një ndeshje kontrolluese kundër Armenisë, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja starton në ora 15:00, ndërsa tashmë trajnerët e të dyja përfaqësueseve kanë vendosur se me cilët futbollistë do të zbresin në fushën e blertë. Milevski takimin kundër armenëve do ta nis me shumë ndryshime në formacion, teksa për herë të parë titullarë do të luaj edhe Ahmed Iljazovski, futbollisti i krahut të djathtë në mbrojtje, që mbron ngjyrat e skuadrës daneze të Hvidovre IF.
Për dallim nga ndeshja e fundit kundër Ukrainës në Pragë, trajneri Milevski ka vendosur ti pushojë futbollistët si Manev, Ashkovski, Elezi, Atanasov, Bardhi, Alioski dhe Miovski. Nga ndeshja e fundit eliminatore, sërish do të startojnë vetëm Serafimov, Musliu dhe Elmas, që njëherit pritet të jetë edhe rreziku më i madh për portën armene.
Formacionet: |
MAQEDONIA: Shishkovski, Iljazovski, Serafimov, Musliu; Dimoski, Alimi, Ademi, Mitrovski; Trajkovski, Ristovski, Elmas; |
ARMENIA: Çançareviç, Arutuinian, Horojan, Voskanjan, Tiknizjan, Hofhanisjan, Ivu, Dashjan, Serobjan, Biçakçjan, Ranos; |