
Kombëtarja e Palestinës në futboll, ndeshjet e saja zyrtare të vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2026, si dhe ato të Kupës së Azisë, një vit më vonë do ti luajë në Algjeri.
Numri një i futbollit palestinez Xhibril Raxhub nga zyrtarët algjerian, por edhe nga federata e tyre amë ka kërkuar që kombëtarja e tij, ndeshjet si vendas ti luaj në këtë vend.
“Algjeria është pajtuar që të jetë mikpritës i të gjitha ndeshjeve zyrtare dhe jozyrtare të Palestinës dhe në kohë të njëjtë ti mbulojë edhe shpenzimet që kanë të bëjnë me këto ndeshje.”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Algjerisë. Në kumtesë thuhet se ndeshja Palestinë-Australi e vlefshme për eliminatoret e botërorit me 21 nëntor do të luhet në tokën algjeriane.