Barazimi i Polonisë me Modavinë dhe fitorja e Çekisë, ja se si ndryshon renditja në grupin e Shqipërisë

Mbrëmjen e sotme në program ishin dy duelet e vlefshme për grupin “E”, ku bën pjesë edhe Kombëtarja shqiptare.

Në ndeshjen e parë të ditës, Çekia triumfoi 1:0 ndaj Ishujve Faroe, duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë në duelin e mbrëmjes, Polonia nuk shkoi me shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Moldavisë.

Pas përfundimit të dy dueleve të sotme, renditja vazhdon të kryesohet nga Shqipëria me 13 pikë, e ndjekur nga Çekia me 11 pikë dhe Polonia me 10 pikë.

Në vend të katërt është pozicionuar Moldavia me 9 pikë, ndërkohë që tabela mbyllet nga Ishujt Faroe me vetëm 1 pikë.

Vlen të theksohet se Polonia ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka vetëm 1 duel për të luajtur, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit kanë nga 2 ndeshje, me Çekinë që ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë si mysafir ndaj Polonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply