Zvicra falë eurogolit të Shaqirit në pushim shkon me epërsi përballë Bjellorusisë (VIDEO)  

Zvicra në këto momente po zhvillon ndeshjen kundër Bjellorusisë, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 7-të në grupin “I” eliminatorë për kualifikim në Europianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi kombëtar  zviceran pas 45 minutave të para avanson ndaj Bjellorusisë me rezultatin minimal 1:0, falë eurogolit të shënuar nga Xherdan Shaqiri në minutën e 27-të.

GOLI I SHAQIRIT: VIDEO

Në rast fitoreje, Zvicra do të vazhdojë të ruajë pozitën e parë në grup, duke qenë kështu shumë pranë kualifikimit në Europian, aty ku tashmë me një këmbë është edhe Shqipëria.

Përveç Shaqirit, titullarë te Zvicra në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, është edhe kapiteni Granit Xhaka, ndërkohë në bankinë ndodhen edhe dy shqiptarët tjerë, Andi Zeqiri dhe Uran Bislimi. (infOSport.mk)

Leave a Reply