Kumanovë, miqësore midis Bashkimit dhe FC Shkupi

Kumanova dhe Bashkimi sot do të jenë nikoqir të ish kampionëve të vendit, FC Shkupit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Bashkimit me fillim në ora 14:00, ndërsa që të dy udhëheqësit e ekipeve do të tentojnë të ruajnë ritmin e garave dhe gjithsesi të përdorin sa më shumë skema dhe lojtarë të rinj, që do ju kryenin punë për ndeshjet e rradhës kampionale, shkruan “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje vjen për faktin se kampionati nuk është aktiv, shkaku i ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, që po zhvillon përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë, këto dy skuadra në të kaluarën kanë zhvilluar ndeshje në kuadër të Ligës së Parë, ndërsa aktualisht Bashkimi është pjesë e Ligës së Dytë, derisa FC Shkupi tashmë disa vite me rradhë me këtë emër me mjaft sukses po garon në mesin e më të mirëve.

Leave a Reply