Data 14 tetor vazhdon të mbetet një “makth” për Serbinë që nga viti 2014 e deri më sot. Në ditën AUTOCHTHONOUS, kur midis Beogradit u mposhtën si në fushë, ashtu edhe jashtë saj nga Shqipëria jonë, serbët sonte janë mposhtur në transfertën e vështirë të Hungarisë.
Kombëtarja hungareze shënoi fitore 2:1 ndaj Serbisë falë golave të Varga dhe Sallai, derisa golin e vetëm për serbët në këtë ndeshje e realizoi Pavloviç.
Në ndeshjet e tjera Italia fitoi bindshëm 4:0 përballë Maltës. Bonaventura, Frattesi dhe dy gola të Berardit vendosën këtë takim që u zhvillua në “Stadio San Nicola” në Bari, ndërkohë Danimarka triumfoi në shtëpi 3:1 përballë Kazakistanit.
Falë kësaj fitore skandinavët u barazuan me pikë me Slloveninë, që të dyja kombëtaret me nga 16 pikë udhëheqin grupin “H”, duke lënë pas vetes me nga 12 pikë Kazakistanin dhe Finlandën.
Këta të fundit u mundën 3:0 në transfertën në Slloveni, për të cilën kombëtare dy gola realizoi Benjamin Seshko, sulmuesi i Lajpcig, derisa golin e fundit e kishte realizuar Erik Janza. (infOSport.mk)