Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti konsideron se për ta prekur kualifikimin në Euro 2024 duhet dhënë maksimumin në të trija ndeshjet dhe jo vetëm sonte kundër Çekisë.
“Kemi tre ndeshje të vështira, të gjitha janë vendimtare. Për t’u kualifikuar duhet të japim maksimumin, jo vetëm te kjo ndeshje, por dhe dy të tjerat që do vijnë. Kështu që, duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshja, shpresojmë t’ia dalim” – deklaroi Berat Gjimshiti.
Në ndeshjen e parë në Çeki, kombëtarja shqiptare kishte barazuar me shifrat 1:1. Aktualisht Shqipëria udhëheq grupin “E” eliminatorë me 10 pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara. Çekia është e dyta me tetë 8 nga 4 ndeshje, Moldavia në vendin e tretë po ashtu i ka 8 pikë, por nga 5 ndeshje, 6 pikë nga 5 ndeshje i ka Polonia, ndërkohë me vetëm një pikë në pozitën e fundit renditen Ishujt Faroe.
Me fitore eventuale ndaj Çekisë, Shqipëria thuajse do ta siguronte kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani, duke pasur parasysh se dy skuadrat e para në grup prejnë biletën për në Europianin e vitit të ardhshëm.