Kanë mbetur diçka më shumë se 24 orë përpara ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të Euro 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë.
“Air Albania” do jetë e stërmbushur me tifozë, që në këtë rast edhe njëherë tjetër do të luaj rastin e lojtarit të 12-të për “kuqezinjtë” tanë në fushën e blertë.
Një nga futbollistët e momentit te kombëtarja shqiptare, pa dyshim se është shkupjani Jasir Asani, i cili po na çmend me golat e tij. Shkupjani së fundmi ka dhënë një intervistë për mediumin çek, “iDNES Premium”.
“Pritni ferrin. Në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori për këtë ndeshje. Ju kujtohet barazimi i 1:1 me Çekinë në sfidën e parë? Po, por këtë herë ne po luajmë në shtëpi, ne duam të fitojmë”, – tha Asani.
Jasir Asani edhe në takimin e nesërm pritet të jetë titullarë te Shqipëria, për të cilën kombëtare deri më tani ka zhvilluar 5 ndeshje, duke realizuar edhe dy gola. (infOSport.mk)