Shkëndija dhe Struga Trim Lum kanë dalë fitues në ndeshjet e së dielës, të vlefshme për javën e 10-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja skuadrat shënuan fitore identike, 2:0, duke mundur ish kampionët e vendit, Vardarin, gjegjësisht Sileksin.
Skuadra kampione në fuqi e Struga Trim Lum, falë “dopietës” së Marjan Radeskit shënoi fitore të lehtë në derbin ndeshjen ndaj Sileksit, skuadër kjo që në asnjë moment nuk vuri në rrezik ekipin e Shpëtim Duros.
Fitore e lehtë në fund doli të jetë edhe ajo e Shkëndijës kundër Vardarit, që bëri ballë vetëm 45 minutat e para, mirëpo jo edhe në pjesën e dytë, kur “kuqezinjtë” nga Tetova arritën që të tundin dy herë rrjetën e Gaçevskit.
I pari që bëri një gjë të tillë, ishte Metka Maksimov, i cili realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca në minutën e 65-të, ndërkohë në minutën e 6-të nga shtesa, sulmuesin boshnjak Almir Aganspahiç, realizoi edhe golin e dytë dhe të fitores për Shkëndijën, skuadër kjo që në këtë mënyrë kryeson renditjen me 23 pikë, 4 më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë, derisa Struga Trim Lum me 18 pikë dhe një ndeshje më pak, atë kundër Vardarit, ndodhet në pozitën e tretë me 18 pikë të tubuara. (infOSport.mk)