Mustafa: Ndeshja kundër Makedonija Gj.P të jetë një pikëkthese drejt një serie pozitive

Voska Sport ndodhet në një seri shumë negative, teksa kjo skuadër tashmë 4 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore. Ata sot në Ohër do të mirëpresin skuadrën e Makedonija Gj.P, me të cilën skuadër po takohen për herë të dytë, mirëpo do të jetë kjo hera e parë që do të zhvillojnë një ndeshje zyrtare.

Në miqësore, ishte Voska Sport që kishte mundur Makedonija GJ.P, ndërsa një gjë të tillë kërkon të bënë skuadra sërish, gardiani Burhan Mustafa, që ndeshjen e sotme ndaj skuadrës shkupjane nga Gjorçe Petrovi e sheh si një pikëkthese drejt një serie pozitive.

“Ndeshjen e së shtunës kundër Makedonija Gj.P e presim maksimalisht të përgatitur dhe të motivuar për të marrë pikët e plota që na mungojnë tashmë disa ndeshje. Besoj se pikërisht kjo ndeshje do të jetë një pikkthese për skuadrën tonë dhe se në vijim të kampionatit do të grumbullojmë sa më shumë pikë, për të siguruar mbijetesën dhe të jemi të qetë në rrugëtimin tonë të parë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.” – është shprehur gardiani shkupjan i Voska Sport, Burhan Mustafa.

Ndeshja midis Voska Sport dhe Makedonija GJ.P do të startojë në ora 14:00 dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri i njohur, Aleksandar Stavrev. (infOSport.mk)

Leave a Reply