FC Shkupi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në transfertën në Kavadar përballë Tikveshit, skuadër kjo që e para kishte avansuar përballë skuadrës shkupjane me golin e realizuar në minutën e 23-të nga sulmuesi shqiptarë, Ediz Spahiu, njofton “infOSport.mk”.
Kundërpërgjigjja e skuadrës së trajnerit boshnjak Zhizhoviç erdhi vetëm në minutën e 37-të, kur Arbi Vosha me të majtën e tij, në tentativë për të harkuar, shënoi një super gol për barazim të rezultatit në 1:1. Ky rezultat njëherit doli të jetë edhe përfundimtarë në këtë përballje, në të cilën Tikveshi mund të vuaj për disa nga rastet e krijuara para portës së Artan Iljazit, që ishte më meritori për këtë pikë të fituar të FC Shkupit.
Voska Sport edhe njëherë tjetër iu falë sulmuesit malazez, Aleka Marushiç, i cili shënoi të dy golat në fitoren 2:1 ndaj Makedonija GJ.P. Golin e vetëm për skuadrën shkupjane nga lagjja e Gjorçe Petrovit, e realizoi Filip Aleksovski.
Fitore identike 2:1 realizoi edhe Bregallnica ndaj Rabotniçkit, falë dyshes xhamajkane, Anderson-Ronaldo, teksa golin e nderit për “romantikët” e realizoi strugani, Atdhe Mazari.
Ndërkoh golin e vetëm dhe të fitores për Gostivarin në udhëtim në Strumicë përballë AP Brera, e realizoi nigeriani, Lanre Kehinde në minutën e 15-të.
Java e 10-të mbyllet të dielën me dy super ndeshje. Struga Trim Lum në derbin e kësaj xhiroje në Strugë do të mirëpret Sileksin, derisa në lagjen Maxhari të Shkupit, në stadiumin “Boris Trajkovski”, mejdanin do të ndajnë dy njohësit e vjetër, Vardari dhe Shkëndija.
Që të dyja këto ndeshje startojnë në ora 14:00, njëjtë sikurse edhe takimet e ditës së sotme. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 10 |
||||||||||||||||||
|