FC Shkupi po kalon momente shumë të mira nën drejtimin e rajnerit Mladen Zhizhoviç, i cili sot kundër Tikveshit do të duhet të bëjë pa tre futbollistë, bartës të lojës së skuadrës nga Çairi, shkruan “infOSport.mk”.
Strategu boshnjak, për duelin kundër skuadrës nga Kavadari, nuk do të mundë të llogarisë në dy futbollistët standard të këtij sezoni, Hamza Ramanin dhe brazilianin Inacio Queven, të cilët janë të detyruar të pushojnë shkaku që kanë akumuluar nga pesë kartonë të verdhë, ndërsa për shkak të dëmtimit do të mungojë edhe Mario Riçkov.
Mungesa vërtetë të rëndësishme në taborin e nënkampionëve, të cilët megjithatë besojnë tek tradita, që flet në anën e tyre.
Në pesë duelet e fundit kundër Tikveshit, skuadra e FC Shkupit ka regjistruar tre fitore, një barazim, dhe një disfatë.