Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të publikojë nesër në orë 12:00 listën me 26 futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme, atë kualifikuese kundër Çekisë, e vlefshme për Euro 2024, si dhe miqësoren me Bullgarinë.
Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Kundër Çekisë “kuqezinjtë” e Silvinjos do të luajnë me datë 12 tetor, ndërsa kundër Bullgarisë 5 ditë më vonë.
Padyshim që i shumëpritur është rikthimi i Armando Brojës, i cili nuk ka veshur fanellën kuqezi që prej nëntorit të kaluar. Sulmuesi i Çelzit pritet që për herë të parë të vihet nën urdhrat e seleksionuesit, Silvinjo, i cili mund të ketë dy shqetësime në formacion, atë të Sokol Cikalleshit dhe Ardijan Ismajlit. Q
Që të dy ankoheshin në lëndime, mirëpo nëse do luajnë me ekipet e tyre respektive në Turqi, gjegjësisht Itali, atëherë do jenë gati për të dhënë më të mirën edhe me fanellën “kuqezi”.
Një tjetër ndryshim nga shtatori është edhe rikthimi i Arbnor Muçollit, i cili po bën mirë në Suedi me Goteborgun, teksa pritet që një ftesë të jetë rezervuar edhe për Marvin Çunin e Frosinones.
Pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë e njëjta, derisa pjesë e saj do të jetë edhe treshja e futbollistëve me origjinë nga Maqedonia, Nedim Bajrami, Jasir Asani dhe Taulant Seferi. (infOSport.mk)