Valon Ethemi ka gjetur golin e parë në sezonin e ri në Superligën turke, aty ku edicionin e kaluar regjistroi plotë 12 gola dhe 4 asistime me fanellën e Istanbulspor, njofton “infOSport.mk”.
Et’hemi shënoi golin e parë të takimit, mirëpo që nuk mjaftoi, pasi skuadra e tij në fund u mund nga Antalyaspor me rezultatin 2:1.
⚽️ 🇹🇷 𝐆𝐎𝐀𝐋 | İstanbulspor 1-0 Antalyaspor | Valon Ethemi
pic.twitter.com/i6r1zlMy3T— Goal Foot (@goalfootHQ) September 30, 2023
Et’hemi, i cili e nisi ndeshjen titullarë bashkë edhe me Florian Loshaj, golin e epërsisë e realizoi në minutën e 26-të, falë asistit të senegalezit Mendy Mamadu. Megjithatë pjesa e dytë foli në tërësi për skuadrën mysafire të Antalyaspor, skuadër kjo që iu dorëzua futbollistit të saj, Adam Buksa, i cili realizoi dy golat e kthesës brenda çerekut të parë të kësaj pjese.
Në pjesën e dytë te Istanbulspori u inkuadrua edhe Eduart Rroca, ndërsa te Antalyaspor reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi.
Ishte kjo disfata e katërt për Istanbulspor, skuadër kjo që në sezonin e ri ende nuk ka shijuar fitoren e parë, duke u renditur vetëm në pozitën e parafundit, derisa Antalyaspor me 9 pikë renditet në pozitën e 10-të. (infOSport.mk)