Befason skuadra shqiptare e Shkumbinit. Për herë të parë në futbollin shqiptar një grua është zgjedhur si zëvendës trajnere. Bëhet fjalë për turken Ilknur Aktas, e cila do të jetë ndihmësja e Hetlem Çapjës.
Risi në futbollin shqiptar teksa një grua vendos të kontribuojë në një ekip futbolli për meshkuj si pjesë e stafit teknik.
Një lëvizje e papritur që tashmë ka nxitur interesin për të parë se si do të jetë aventura e turkes në këtë sezon të ri futbollistik.
Kujtojmë që Kategoria e Dytë do të luajë sot javën e dytë, ndërsa Shkumbini ka humbur në ndeshjen e parë me Orikun.