Ish sulmuesi i FC Shkupit, Renalod Cephas doli të jetë autori i vetëm i golit për skuadrën e Ankaraguxhu në udhëtim te Galatasaraji, skuadër kjo që në fund pavarësisht disavantazhit, shënoi fitore 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Pas pjesës së parë pa gola, Cephas vetëm pas tre minutave lojë në pjesën e dytë shënoi golin e avantazhit për Ankaraguxhu, mirëpo kundërpërgjigjja erdhi shumë shpejtë nga Vilfred Zaha, i cili në minutën e 56-të barazoi shifrat në 1:1.
Një autogol i Bilazer në minutën e 69-të i siguroi fitoren Galatasarajit, skuadër kjo që për momentin udhëheq renditjen tabelare me 19 pikë, një më shumë se Fenerbahçe e vendit të dytë, që ka edhe një ndeshje më pak.
Për Cephas goli i sotëm kundër gjigandëve nga Stambolli ishte i treti këtë edicion në Superligën e Turqisë. (infOSport.mk)