Ballistëve po ju humb durimi, kërkojnë përgjegjësi nga Kasami për premtimin e stadiumit të ri!

Stadiumi i qytetit është tema dhe ëndrra e kahmotshme e qytetarëve të Tetovës, simpatizuesve kuqezi dhe “Ballistëve”, të cilët së fundmi kanë dalë edhe me një reagim, dedikuar numrit një të Tetovës, Bilal Kasami.

Ata kërkojë llogari nga Kasami, për premtimin e dhënë dhe transparencë për mënyrën se si e sheh realizimin e kësaj ëndrre të gjithë tetovarëve, e në veçanti “Ballistëve”, reagimin e të cilëve ua sjellim në mënyrë intergrale më poshtë:

 ALARM !!! ALARM !!! ALARM !!!

BALLISTËT KËRKOJNË PËRGJEGJËSI PËR PREMTIMIN E STADIUMIT TË RI NË TETOVË !!!

Stadiumi i qytetit është tema dhe ëndrra e kahmotshme e qytetarëve të Tetovës, simpatizuesve kuqezi dhe “Ballistëve”, gjë e cila u premtua qe nga viti 2016 nga vetë pronari i kompanisë “Ekolog” z. Lazim Destani!

Kaluan 7 vite të plota dhe investimi mbeti vetëm premtim i boshatisur, sepse punë nuk shohim ende, të paktën nuk e pamë as një përpjekje të vetme dhe serioze!

Durimi i çdo tifozi më vetëm se ka humbur,  dhe shihet qartë se këtu nuk ka asgjë konkrete, ndaj edhe ëndrra jonë më e madhe tani është zbehur!

Ne muajin Korrik të këtij viti, në seancën e këshillit të komunës, kryetari Bilall Kasami para opinionit dha premtim, se deri në Shtator 2023 do të përzgjidhet kompania ndërtuese e stadiumit, por edhe paraqiti një video material në rrjetet sociale se stadiumi i qytetit në Tetovë do të rindërtohet së shpejti?!

Tani po i drejtohemi hapur këtij njeriu, i cili mundohet të tallet dhe ti mashtrojë Ballistët të cilët jetojnë me Shkëndijën edhe kur ai nuk e ka njohur klubin tonë Shkëndija, por edhe stadiumin e qytetit se ka vizituar asnjëherë, para se të fillojë të meret me politikë!

Fillimisht kërkojmë llogari për premtimin e dhënë dhe transparencë për mënyrën se si e sheh realizimin e kësaj ëndrre të qytetarëve të Tetovës në përgjithsi dhe Ballistëve në veçanti, pasi që tani kur të gjithë prisnim që të shpallet tenderimi dhe projekti i stadiumit, kryetari Bilall Kasami del me postime të reja, ku thiret në bashkëpunime për të mirën e qytetit dhe në fund poston një fjali gjysmake për stadiumin!

Ne nuk kemi reaguar asnjëherë për marëveshjet e tij politike me partitë sllave dhe nuk pretendojmë ti tregojmë se në cilin mulli do ta dërgojë ujin, në atë pro europian, apo pro rus, por do të reagojmë fuqishëm për të mirën e qytetit tonë e sidomos për çështjen e stadiumit, andaj të këshillojmë si dhe të ftojmë që të merresh seriozisht me këtë temë të shenjtë për të gjithë ne simpatizuesit e flaktë të Shkëndisë!

Ne si Ballistë, asnjeherë nuk kemi lejuar që Shkëndija të bëhet vegël dhe të keqpërdoret për përfitime politike dhe të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe më tutje, sepse SHKËNDIJA ka jetuar dhe do të jetojë përgjithmonë, pa marrë parasysh zhvillimeve politike në vend!

………………………………………………………………..

Ky status duhet të shpërndahet nga të gjithë ata të cilët sinqerisht e duan klubin e zemrës!

MJAFT ISHTE !!!

STADIUMIT TË RI I KA ARDHUR KOHA !!!

Leave a Reply