Suspendohet stadiumi i Bashkimit!

Komisioni i Garave pranë FFM-së në mbledhjen e sotme ka marrë vendim me të cilin fusha e KF Bashkimi 1947 Kumanovë pezullohet për zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit dhe kupës kur është nikoqir ekipi i Bashkimit 1947 Kumanovë, mirëpo duke mos precizuar për momentin se për sa ndeshje bëhet fjalë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar kryetari i klubit, Armend Destani, i cili në një prononcim për “Open-Tv” ka thënë: “Mendojmë se do të marrim një ndëshkim të vogël, pasi incidenti është hiperbolizuar me qëllim. Nëse do të ishte incident i madh referët do ta ndërprenin lojën, pra ishte një incident i vogël, i cili u qetësua menjëherë dhe ndeshja vazhdoi”.

Një vendim i tillë i Federatës së Futbollit vendor, vejn pas incidentit të fundit që ndodhi në ndeshjen e javës së 6-të në Ligën e Dytë, kur një tifoz i pandërgjegjshëm u fut në fushë dhe sulmoi njërin nga futbollistët e Sasës nga Kamenica. Ndryshe ndeshja midis Bashkimit dhe Sasës u mbyll me barazim 2:2.

 

Leave a Reply