Në mesin e terroristëve serbë të vrarë së fundmi në Kosovë është edhe një tifoz i klubit të futbollit të Crvena Zvezdës.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat boshnjake, të cilat e zbuluan edhe identitetin e tifozit në fjalë.
Madje, sipas mediumit “Klix.ba”, mund të ndodhë që derbi i Beogradit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, i paraparë të luhet nesër mbrëma, të shtyhet pikërisht për këtë arsye.
Tifozi terrorist i vrarë është Stefan Nedeljkoviç, ndërsa tifozët “Delije” po e vajtojnë humbjen e shokut të tyre, i cili mbeti i vrarë pasi paraprakisht ky grup terrorist e vrau heroin e ri të Kosovës, policin e ndjerë, Afrim Bunjaku.
Kujtojmë saktë dy muaj më parë tifozët e Crvena Zvezdës, “Delije” në miqësoren kundër Fiorentinës në Beograd, kishin shpalosur një transparent ku shihej një tank i shoqëruar me mbishkrimin: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.
Ushtria serbe u kthye në Kosovë, mirëpo vetëm për pak kohë, pasi policia e Kosovës, pa përfshirë këtu aspak ushtrinë dardane, bëri që çetnikët serb të rikthehen në vendin e tyre të turpëruar dhe me 4 viktima, edhe pse jo zyrtarisht përmendet një shifër më e lartë e të vrarëve dhe ushtarëve të plagisur serb, në mesin e të cilëve është edhe kryekrimineli, Milan Radojçiç. (infOSport.mk)