Të mërkurën skuadra e Struga Trim Lum do të zhvillojë takimin e mbetur të javës së katërt kundër Voska Sport, rivalit nga qyteti fqinjë i Ohrit. Kjo ndeshje duheshe të zhvillohet me datë 20 gusht, mirëpo e njëjta ishte shtyrë për shkak paraqitjes së skuadrës strugane në garat europiane.
Mbrojtësi Besart Krivanjeva, i cili ka qenë prezent në të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, përfshirë këtu edhe ato 8 europiane, pra gjithsej 13 ndeshje dhe plotë 1161 minuta zyrtare, pa llogarirtur këtu kohën shtesë, thotë se ekipi i Struga Trim Lum është i gatshëm për të dhënë më të mirën edhe në këtë ndeshje, pavarësisht ndeshjeve të shumta që kanë zhvilluar në këtë fillim sezoni.
“Lodhësia është prezente tek skuadra, mirëpo rezultatet pozitive gjithnjë na bëjnë të japim më të mirën dhe të besojmë shumë tek vetëvetja. Kështu është edhe në prag të ndeshjes me Voska Sport, një skuadër e re kjo në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ndaj së cilës me siguri që do të kërkojmë tre pikët e plota. Kjo ndeshje është e veçantë, pasi për herë të parë në historikun e dy qyteteve të bukura buzë liqenit, do të ndodh që dy skuadra shqiptare të përballen njëra me tjetrën në kuadër të Ligës së Parë. Edhe përkundër kualiteteve që posedon skuadra kundërshtare, unë besoj te grupi që kemi dhe përvoja, ashtu që besoj se do jemi neve fituesit e parë të derbit të liqenit” – u shpreh Besart Krivanjeva, i cili nesër përballë Voska Sport do të luaj ndaj disa prej ish shokëve të tij, siç janë Besir Iseni, Fatih Ismaili, me të cilët së bashku kishte luajtur te FC Shkupi.
“Miqësia jonë është prej kohësh, e njëjta besoj se do vazhdojë edhe pas kësaj ndeshje, megjithatë mund të them se brenda 90 minutave nuk i njoh brenda fushës si miq, por si kundërshtarë. Ashtu që shpresoj të dalë fitues unë dhe të kem çfarë të ju them pas përfundimit të ndeshjes” – përfundon intervistën i buzëqeshur Krivanjeva.
Ndeshja e nesërme midis Struga Trim Lum dhe Voska Sport do të jetë ndeshja e parë zyrtare mes këtyre dy skuadrave buzë liqenit. Deri më tani këto dy skuadra nga qytetet e bukura turistike të Ohrit, gjegjësisht Strugës, kanë zhvilluar tre ndeshje miqësore. Dy fitore për Struga Trim Lum dhe një për skuadrën e Voska Sport është epilogu nga këto ndeshje, ndërsa nesër pritet të shohim se kush do të ngrejë lartë bajrakun në këëtë derbi lokal, bazuar nga afërsia që kanë këto dy skuadra, por edhe lidhshmërisë së tyre.
Kujtojmë këto dy skuadra do të përballen gjithashtu edhe pas një muaji, më saktësisht me datë 25 tetor në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. (infOSport.mk)