UEFA golin e shkupjanit, Jasir Asani përballë Polonisë të dielën e shkuar, e ka përzgjedhur si golin më të bukur të raundit të gjashtë, në kuadër të eliminatoreve për kualifikim në “EURO 2024”.
“Predha” e Asanit është votuar në faqen zyrtare të UEFA-s nga tifozët shqiptarë dhe jo vetëm, anë e mbanë botës.
Padyshim, një nga golat më të bukur të historisë së Kombëtares Shqiptare si dhe një nga më të bukurit të shënuar në këto kualifikuese, në të cilat Shqipëria është në rrugë të mirë për të përsëritur suksesin e vitit 2016 dhe për herë të dytë në histori të luaj në një Kampionat Europian.