Përfaqësuesja e Maqedonisë deri 21 vjet ka pësuar disfatë 2:0 nga kombëtarja e fuqishme e Holandës, në kuadër të xhiros së dytë të grupit “C” eliminatorë, për kualifikim në Kampionatin Europian, i cili në vitin 2025 do të mbahet në Sllovaki.
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, të besuarit e Dragan Kanatllarovski mund të pendohen për rezultatin përfundimtarë, duke pasur parasysh lojën tonë të shkëlqyer, sidomos gjatë pjesës së parë, kur në tërësi arritëm që të mbiluajmë ekipin favorit të grupit tonë.
Kundërshtari arriti që me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë të zgjidh çështjen e fituesit në takimin e sotëm.
Holanda në kuadër të eliminatoreve deri më tani, ka fituar pikët maksimale. Për përfaqësuesen tonë është kjo disfata e parë në këto eliminatore.
Lojë e shkëlqyer e futbollistëve tanë të ri gjatë pjesës së parë. Kombëtarja e Holandës nuk kishte kundërpërgjigje për lojën tonë mirë të vendosur. Sakrificë e madhe nga lojtarët tanë, e ndjekur me shumë vrapim dhe luftim për çdo top. Kundërshtari nuk arriti të kërcënojë seriozisht portën tonë as edhe një herë. Kemi humbur disa raste të mira për shënim me anë të Krstevskit dhe Maksimovit.
Në fillim të pjesës së dytë, Maqedonia kishte mundësinë më të mirë për të shënuar gol. Ivan Nikolov u gjind shumë mirë në zonën kundërshtare të rreptësisë, ku pas një pasimi me Vane Krstevski, arriti që edhe të godas, mirëpo portieri mysafir me një reagim të jashtëzakonshëm arriti të shpëtojë portën e tij.
Në vazhdim, Holanda me dy gola të shpejtë në periudhën nga minuta 68, deri në minutën e 72, arriti të sigurojë fitoren për tre pikë të reja dhe vendin e parë në grupin tonë.
MAQEDONIA: Marko Alçevski, Stefan Despotovski, Andrej Stojçevski, Reshat Ramadani, Metodi Maksimov, Luka Stankovski, Hamza Ramani, Ivan Nikolov, Behar Feta, Vane Krstevski, Mario Ilievski; |
REZERVAT: Luan Abazi, Matej Angelov, Mihail Dimitrievski, Imran Fetai, Berat Kalkan, Ivan Nikoloski, Mario Riçkov, Martin Talakov, Dimitar Todorovski; |
SELEKSIONUES: Dragi Kanatlarovski; |