Mirlind Daku po shijon në mënyrën më të mirë minutat e para me fanellën e Kombëtares shqiptare. Ky vendim i tij për të përfaqësuar fanellën “kuqezi” u përfol shumë nëpër mediat gjithë shqiptare, mirëpo si duket kjo i ka bërë mirë vetë lojtarit, i cili që në ndeshjen e dytë, edhe atë nga bankina, arriti të gjejë golin e parë.
Një gjë të tillë, gjilanasi bëri ndaj Polonisë, duke shënuar golin e dytë dhe të fitores për kombëtaren shqiptare.
Mes shumë emocioneve që kishte, Daku në intervistën e dhënë për mediat, zbuloi se kujt i’a dedikon këtë gol.
“Emocionet janë të mëdha, nuk e di si ta pershkruaj këtë moment, kanë qenë gjithë ato emocione, në atë moment me kanë ardhe në mendje gjithe ato vështiresi qe kom kalu. Shyqyr Zotit që e arritem fitoren. Golin ia dedikoj familjes dhe gjithë dëshmorëve që kanë rënë për liri.” – u shpreh Mirlind Daku, aktualisht futbollistë i Rubin Kazan në Superligën e Rusisë.