Daku pas golit dhe fitores ndaj Polonisë: “Allahu është më i madhi”

Mirlind Daku ka zhvilluar ndeshjen e dytë me fanellën e kombëtares shqiptare.

Ylli nga Gjilani shënoi një supergol në fitoren 2:0 të Shqipërisë ndaj Polonisë, teksa golin e parë e kishte realizuar shkupjani, Jasir Asani.

Ky gol ka gëzuar tej mase futbollistin shqiptarë nga Kosova, i cili kishte reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shkruar në profilin e tij në facebook: “Allahu është më i madhi”.

Daku ka qenë në qendër të vëmendjes pasi vendosi të përfaqësoj Shqipërinë në vend të Kosovës. Si duket nuk ka gabuar, pasi që në të dyja ndeshjet po merr vëmendjen e SHQIPTARËVE.

Fillimisht me lotët e tij gjatë intervistës së drejtëpërdrejtë në SuperSport pas atij debutimi në ndeshjen ndaj Çekisë dhe së fundmi mbrëmë, kur shënoi golin e parë në paraqitjen e tij të dytë me fanellën më të bukur në Botë, atë “kuqezi”. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply