Jasir Asani po kalon momentet e tij më të mira në karrierë, duke u shndërruar shumë shpejtë në një nga lojtarët kryesor te kombëtarja shqiptare, fanellën e së cilës e kishte ëndërruar që nga fëmijëria, shkruan “infOSport.mk”.
E kur tashmë një gjë e tillë i është bërë realitet shkupjanit, ai po shkëlqen me fanellën më të bukur në Botë, atë “kuqezi”, duke vazhduar të shënojë.
Pas atij super goli ndaj Moldavisë, Asani sonte në “Air Albania” para tribunave të stërmbushura shënoi edhe një tjetër super gol, ndoshta të ngjashëm, mirëpo tashmë nga një distancë edhe më e largët.
Ky gol çmendi gjithë tifozërinë shqiptare, e cila meriton një notë të madhe për performancën e shkëlqyer, të cilën e kishin nisur që para fillimit të ndeshjes, kur njëzëri i’a dhanë këngës së njohur “Mora Fjalë….” kushtuar heroit tonë kombëtarë, Adem Jashari. (infOSport.mk)