Ky është tetovari Halim Abazi, pronar dhe trajner i “Boxclub Shkëndija No Limit”, organizator i 10 super eventeve të boksit “Night of the Champions” duke sjellë boksierë të njohur nga vendi dhe jashtë në Tetovë.
Gjithsesi, një pasionant i madh i boksit kurrë nuk stepet nga mospërkrahja e duhur, por vazhdon të japë më të mirën nga vetja kado që gjen mundësi.
Halim Abazi momentalisht qëndron në Zweibrücken të Gjermanisë, ku punon me boksierin e njohur, Senad Gashi.
Më 9 shtator do të zhvillohet një super event në Leverkusen ku mes tjerash do të boksojnë edhe Nelson Hysa për tytullin WBC mediteran e Benjamin Imeri, ndërsa Gashi do të ndeshet me Alen Lauriolle, maqedonasi me shtetësi të Gjermanisë.
Pikërisht Halim Abazi punon intensivisht me Gashin, për duelin e 9 shtatorit.
“Mbas ndeshjes me 09.09.2023 do të udhëtojmë në Tajland për tu përgatitur për meçin e radhës, që në program është me datë 25.11.2023 në Afrikën jugore kunder Kevin Lerena për titullin World champion WBC deri 101kg, Bridgerëeigt. Senad Gashi aktualisht është i 7-ti në renditjen e WBC-së kurse Lerena i pari. Një muaj i shqiptarëve ky, të cilin shpresojmë se do ta kurorëzojmë me titull me datë 25.11.2023 dhe do të vijmë në vendlindje që të festojmë bashkë 28.11.2023 Pavarësinë e Shqipërisë dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar “Adem Jashari” – shprehet Halim Abazi.