Maqedonia deri 21 vjet startoi me përgatitjet për ndeshjen me Suedinë, Ilievski: Jemi të gatshëm dhe me pa durim presim startin e eliminatoreve

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21, dje edhe zyrtarisht në Shkup startoi përgatitjet për dy ndeshjet e rradhës eliminatore për kualifikim në KE 2025 në Sllovaki.

Ekipi i udhëhequr nga Dragi Kanatllarovski në startin e këtyre eliminatoreve do të jetë mysafir i Suedisë, një skuadër kjo shumë e papërshtatshme. Në kuadër të xhiros së dytë në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’, e presim kombëtaren e fuqishme të Holandës.

Sulmuesi i Kisvarda dhe një nga futbollistët kryesor të kësaj përfaqësuese të rinjësh të Maqedonisë, Mario Ilievski, me padurim pret startin e këtyre eliminatoreve dhe ndeshjen e parë kundër Suedisë.

“Mbizotëron atmosferë e shkëlqyer në përfaqësuesen tonë që nga fillimi, funksionojmë si një ekip. Jemi të gatshëm që gjithë së bashku të japim maksimumin në çdo ndeshje që vijon”.

 “I vumë re gabimet, morëm një mësim të madh dhe mësuam shumë nga ndeshjet e mëparshme kontrolluese, veçanërisht nga ato ku pësuam disfatë”.

 “Nga ndeshja në ndeshje neve po përparojmë gjithnjë e më shumë, luajmë më mirë dhe bëjmë lojë më cilësore. Kemi një skuadër të shkëlqyer, të gjithë presim me padurim fillimin e eliminatoreve dhe ndeshjen e parë me Suedinë si mysafir”.

 “Kjo gjeneratë ka kualitet, por edhe dëshirën e madhe për të arritur rezultate të mëdha. Pres që në këto eliminatore të luajmë një shkallë më lartë, me shumë luftë dhe sakrificë dhe besoj se nëse gjithçka do të jetë në rregull, do kemi eliminatore të suksesshme”.

 “E kemi analizuar mjaft mirë lojën e Suedisë edhe në nivel ekipor, por edhe në atë individual. Një kombëtare që posedon futbollistë cilësor, të cilët luajnë në klube të mëdha europiane”.

 “Jemi të fokusuar maksimalisht në ndeshjen e parë dhe duelin me Suedinë. Dëshirojmë që këto eliminatore ti nisim me fitore dhe të fitojmë tre pikët”.

 “Jam i sigurtë që kemi kualitet dhe se mundemi të përsërisim suksesin historic nga viti 2017 dhe pjesëmarrjen e atëhershme të reprezentacionit të Maqedonisë në Kampionatin Europian që u zhvillua në Poloni, jemi të gatshëm për një gjë të tillë”.

Përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë sot në ora 16:30 do të zhvillojë stërvitjen e dytë, pas grumbullimit të djeshëm në Hotel “Park” në Shkup.

 

Leave a Reply