Ermedin Adem dhe Voska Sport ndajnë rrugët

Ermedin Adem dhe Voska Sport kanë ndarrë rrugët miqësisht. Deri te kjo ndarje erdhi pas lindjes së pakënaqësive të futbollistit në fjalë, rreth hapësirave që kishte nën urdhërat e trajnerit Miljan Radoviç te skuadra shqiptare nga Ohri, me të cilën këtë edicion luajti në vetëm dy ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë, duhet theksuar se Adem dha një kontribut të jashtëzakonshëm, pjesën e dytë të edicionit të kaluar, kur u bë pjesë e suksesit historic të Voska Sport, duke ndihmuar që kjo skuadër të ngjitet në Ligën e Parë.

Duke vlerësuar kontributin e tij me fanellën “bardheblu”, drejtuesit e Voska Sport pranuan kërkesën e tij, ashtu që tashmë Adem është një futbollistë i lirë, pavarësisht se me skuadrën shqiptare nga Ohri kishte kontratë deri në fund të sezonit.

Adem skuadrës së Voska Sport iu bashkua janarin e këtij viti, kur erdhi nga rradhët e Makedonija Gj.P., ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me FC Shkupin, Milanon e Kumanovës, Teteksin dhe Renovën. (infOSport.mk)

Leave a Reply