Struga Trim Lum i rikthehet realitetit, gati për ndeshjen me Tikveshin

Xhiroja e 6-të sot sjellë përballjen e fundit midis Struga Trim Lum dhe Tikveshit. Kjo ndeshje vjen në një moment jo të mirë për skuadrën strugane, kjo shkaku i udhëtimit të gjatë drejt Islandës, por edhe problemeve që ishin shfaqur me rikthimin në vendin tonë, ku për shkak motit të keq, skuadra e Shpëtim Duros, vetëm dje është rikthyer në Strugë.

Struga Trim Lum do të pretendojë fitoren e dytë në një ndeshje kampionale në shtëpi, pasi kampionët e vendit do të synojnë të rikthehen fuqishëm pas eliminimit të dhimbshëm nga garat europiane, aty ku skuadra strugane shkroi histori, duke arritur deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Tikveshi bëri një start shumë të mirë të sezonit, duke lidhur dy fitore të njëpasnjëshme ndaj Makedonija GJ.P në shtëpi dhe ndaj Gostivarit në transfertë, mirëpo që në Strugë vjen pas një serie prej 3 ndeshjeve pa fitore.

Sa i përket Struga Trim Lum, kjo skuadër për shkak obligimeve në arenën ndërkombëtare, në Ligën e Parë ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, duke regjistruar një fitore dhe një disfatë. (infOSport.mk)

Leave a Reply