Arlind Aliti ndahet me Voska Sport, destinacioni i tij i rradhës futbolli kosovar

Arllind Aliti edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e Voska Sport. Aliti ka ndërperë kontratën me skuadrën shqiptare nga Ohri, me të cilën edicionin e kaluar shkruajtën histori, duke u inkuadruar në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Edhe pse Aliti e nisi edhe këtë edicion me fanellën e Voska Sport, i njëjti kërkoi që të ndërpresë bashkëpunimin me Voska Sport, drejtuesit e së cilës skuadër nuk i bënë aspak probleme, madje duke i uruar shumë suksese në karrierë.

Ndërkohë informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Aliti karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit kosovar, te skuadra e Feronikelit, aty ku do të gjejë sulmuesin shkupjan, Jakup Berisha.

Aliti ka precizuar të gjitha detajet me drejtuesit e skuadrës nga Drenasi, që në 4 xhirot e para kanë regjistruar vetëm një fitore.

Aliti skuadrës së Voska Sport iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e Besës së Dobërdollit. 23-vjeçari Aliti është prodhim nga shkolla e futbollit të Shkëndijës, ndërsa i njëjti në ndeshjet e Ligës së Parë numëron plotë 29 ndeshje, përfshirë këtu edhe 3 ndeshje me fanellën e Voska Sport.

Aliti u paraqit titullarë vetëm në ndeshjen me AP Brera në Strumicë, derisa në dy ndeshjet e rradhës, atë kundër Vardarit dhe më pas edhe kundër Tikveshit, i njëjti në lojë u inkuadrua nga bankina.

Leave a Reply