Derbi i madh shqiptarë midis Shkëndijës dhe FC Shkupit në Tetovë nuk ka dhuruar asgjë të re, pasi njëjtë sikurse edhe tre ndeshjet e fundit të zhvilluar në këtë fushë, edhe sot këto dy skuadra barazuan pa gola, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija kishte më shumë nga loja, mirëpo u mungonte ajo goditja finale, teksa FC Shkupi mjaft mirë menaxhoi lojën, duke marrë atë që edhe kërkonte, një pikë nga kjo transfertë e vështirë.
Voska Sport ka regjistruar edhe fitoren e dytë në tre xhirot e fundit, duke fituar këtë rradhë ndaj skuadrës së Bregallnicës me rezultatin 2:0. Që të dy golat në këtë ndeshje i realizoi malazezi, Marushiç, nga një në secilën pjesë.
Përkundër dëshirës së madhe dhe investimeve të shumta në skuadër, Gostivari sërish dështoi. Kjo skuadër u mund në shtëpi nga Sileksi me shifrat 2:1, pavarësisht se skuadra mysafire luajti me një futbollistë më pak gjithë pjesën e dytë.
Ndërkohë fitoren e parë në sezonin e ri e regjistroi Vardari, që në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari në duelin shkupjan mundi Makedonija Gj.P me rezultatin 2:1, ndërkohë në Strumicë, AP Brera dhe Rabotniçki barazuan pa gola.
Java e 6-të në elitën e futbollit vendor mbyllet të hënën me ndeshjen midis Struga Trim Lum dhe Tikveshit. (infOSport.mk)
Rezultatet, Java 6 |
|||||||||||||||
|