Edhe pse fiks në ora 00:00 sipas kohës lokale në Islandë dhe ora 02:00 pas mesnate me orën tonë, duheshe të ndodh fluturimi i ekspeditës së Struga Trim Lum me aeroplan drejt Frankfurtit dhe më pas drejt vendit tonë, informacione pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se i njëjti është anuluar për shkak motit të keq që po mbizotëron në kryeqendrën islandeze.
Ekipi strugan madje kishte udhëtuar drejt aeroportit në Rejkjavik, mirëpo me të arritur aty kishin kuptuar lajmin se gjitha fluturimet që duhet të ndodhin pas orës 23:00 janë anuluar për shkak motit të lig dhe një cikloni që pritet të godas këtë pjesë.
Kështu, me shumë gjasa ekspedita e Struga Trim Lum do të duhet të kalojë edhe një natë në Rejkjavik, ndërsa kjo prish edhe planet e trajnerit Shpëtim Duro, por edhe ekipit, që të hënën do të duhet të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 6-të kundër Tikveshit në Strugë. (infOSport.mk)