Milevski zbuloi emrat e futbollistëve për ndeshjet e shtatorit kundër Italisë dhe Maltës

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 kundër Italisë (9 shtator, ora 20:45, Arena “Todor Proeski”) dhe Maltës ( 12 shtator, ora 20:45, Maltë).

Në përbërjen më të mirë të përfaqësueses së Maqedonisë, debutues janë futbollisti i skuadrës daneze të Hvidovre, Ahmet Iljazovski dhe sulmuesi i Varazhdinit, Dimitar Mitrovski.

Grumbullimi zyrtar i përfaqësueses sonë më të mirë për ndeshjet e ardhshme kundër Italisë dhe Maltës nga grupi kualifikues për Kampionatin Evropian 2024 është planifikuar për në datën 4 shtator në hotel “Hilton” në Shkup.

Në listën e seleksionuesit Milevski gjithsej bëjnë pjesë 29 futbollistë, me të cilët mund të njiheni më poshtë:

PORTIERË: Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan SHISHKOVSKI  (Doxa, Qipro), Igor ALEKSOVSKI (Rabotniçki),

MBROJTËS: Visar MUSLIU (Paderborn, Gjermani), Gjoko ZAJKOV (Universitetea Krajova, Rumani), Nikola SERAFIMOV (Fehervar, Hungari),  Jovan MANEV (Adana Demirspor, Turqi), Ezgjan ALIOSKI (Al-Ahly, Arabia Saudite), Bojan DIMOSKI (Akron Tolyatti, Rusi),  Ahmet ILJAZOVSKI (Hvidovre, Danimarkë), Stefan ASHKOVSKI (Lamia, Greqi), Darko VELLKOVSKI (Al Etifaq, Arabia Saudite);

MESFUSHORË: Enis BARDHI (Trabzonspor, Turqi), Jani ATANASOV (Krakov, Poloni), Agon ELEZI (Varaždin, Kroaci), Arian ADEMI (Pekin Guan, Kinë), Elif ELMAS (Napoli, Itali), David BABUNSKI (Mezokoveszd, Hungari), Davor ZDRAVKOVSKI (Motherville, Skoci), Ljupçe DORIEV (Sogdiana, Uzbekistan);

SULMUES: Ilija NESTOROVSKI (Ascoli, Itali), Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan MIOVSKI (Aberdeen, Skoci), Aleksandar TRAJKOVSKI, Dorian BABUNSKI (Grasshoppers, Zvicër), Dimitar MITROVSKI (Varaždin, Kroaci), Marjan RADESKI (Struga Trim Lum), Valon ETEMI (Istanbulspor, Turqi), Darko ÇURLINOV – (Burnley, Angli);

Leave a Reply