Milevski flet në prag të ndeshjeve të shtatorit me Italinë dhe Maltën

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet kualifikuese të shtatorit, të vlefshme për Kampionatin Evropian të vitit 2024, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e parë përfaqësuesja e vendit do ta zhvillojë me datë 9 shtator kundër Italisë në arenën “Todor Proeski” nga ora 20:45, ndërsa 3 ditë më vonë si mysfair po në të njëjtën kohë do të përballemi me Maltën.

Me këtë rast seleksionuesi Milevski para gazëtarevë në Konferencën e zakonshme për shtyp, shpalosi pritshmëritë e tij për të dyja ndeshjet.

Ai theksoi se Maqedonia do të mundohet të arrijë rezultate pozitive me ekipin që e kemi në dispozicion për momentin edhe pse përballemi me probleme në përbërje.

“Tre nga lista nuk do të jenë me ne, eliminohet Marjan Radevski, e në kombinim për paraqitje nuk do të jetë edhe Darko Çurlinov, si dhe Valon Etemi, i cili nga muaji i kaluar po vuan nga lëndimi i njëjtë. Dimitar Mitrovski dhe Ahmed Iljazovski morën thirrje debutuese në përfaqësuese dhe do të tentojnë të rrisin konkurrencën” – u shpreh fillimisht seleksionuesi Bllagoja Milevski, i cili foli edhe për ftesën e Aleksandar Trajkovskit, pavarësisht se ky i fundit për momentin është pa klub.

“Aleksandar Trajkovski aktualisht është pa klub, por është një profesionist të cilin e njoh mirë dhe ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e ekipit. Ai është fizikisht gati, por për të gjithë lojtarët do të bëjmë një vlerësim për gatishmërinë e tyre dhe do të vendosim sa minuta do të marrë në dy ndeshjet” – tha Milevski.

Pavarësisht problemeve që ka në skuadër, Milevski thotë se ekipi do të japë më të mirën në këto ndeshje të shtatorit, me qëllim për të nxjerrë rezultate të mira.

“Ne duam të tregojmë se Maqedonia është konkurruese pavarësisht problemeve me të cilat përballemi. Do të japim maksimumin, djemtë do të jenë gati për sfidën dhe mendoj se atmosfera në përfaqësuese do të jetë e mirë dhe pozitive. Pavarësisht rezultateve, Maqedonia meriton mbështetje nga tribuna dhe shpresoj që stadiumi të mbushet deri në ulësen e fundit” – tha Milevski, duke treguar edhe armën e fortë të ekipit të tij në këto momente.

“Maqedonia mund të jetë e mirë vetëm nëse funksionon si ekip dhe është detyrë e jona që të vendosemi në funksion të ekipit, vetëm kështu mund të shpresojmë për paraqitje të suksesshme. Fakti është se gjithmonë, përveç Portugalisë, na kanë munguar gjithmonë lojtarët, por ky është realiteti. Ne nuk jemi një superfuqi futbolli. Ajo që na ndodhi me Anglinë është ndoshta e mirë, të zbresim në tokë dhe të fillojmë nga fundi, të ndërtojmë shpirtin e ekipit” – përfundoi Milevski.

Leave a Reply