Kanatllarovski shpalli listën e futbollistëve të thirrur për ndeshjet me Suedinë dhe Holandën

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 në fillim të shtatorit do ti startojë eliminatoret për kualifikim në Europianin e vitit 2025-të, që do të mbahet në Sllovaki.

Me këtë rast seleksionuesi i përfaqësueses së të rinjëve të Maqedonisë, Dragan Kanatllarovski ka shpallur listën e futbollistëve të thirrur për dy ndeshjet kualifikuese kundër Suedisë me 8 shtator në Jençeping, ndeshje kjo që do të startojë në ora 18:00 dhe kundër Holandës me 12 shtator, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Shkup në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” me fillim në ora 15:30.

Në listën e seleksionuesit Dragan Kanatllarovski bëjnë pjesë këta futbollistë:


PORTIERË:

Marko Alçevski (AP Brera), Ivan Nikolloski (Pobeda), Stefan Mitrev (Kozhuv)

MBROJTËS:

Mario Riçkov (FC Shkupi), Stefan Despotovski (Rabotniçki), Andrej Stojçevski (Zhilina – Sllovaki), Reshat Ramdani (Dinamo Kiev – Ukrainë), Viktor Krstevski (Gostivari), Metodi Maksimov (Shkëndija), Mihail Dimitrievski (Bregallnica), Kristijan Tasevski (Augsburg – Gjermani)

MESFUSHORË:

Martin Tallakov (Podbrezova – Sllovaki), Ivan Nikollov (Sondrejyske – Danimarkë), Hamza Rramani (FC Shkupi), Aleks Zlatkov (FC Shkupi), Dimitar Todorovski

(Rabotniçki), Vane Krstevski (AP Brera), Berat Kallkan (Kasimpasha – Turqi), Behar Fetai (Maribor – Slloveni), Matej Angellov (Rabotniçki), Luka Stankovski (Gaziantep – Turqi)

SULMUES:

Mario Ilievski (Kisvarda – Hungari), Filip Trpçevski (Haken – Suedi), Luan Abazi (FC Shkupi)


 

Leave a Reply