Ekspedita e Struga Trim Lum arriti në Islandë, gati për një histori të re

Ekspedita e Struga Trim Lum ka arritur në Islandë, aty ku të enjtën do të zhvillojë një ndër ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, atë të kthimit të fazës “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum do të përballet me ekipin e Breidablik, ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e parë në Ohër kishin pësuar disfatë minimale 1:0.

Megjithatë duke pasur parasysh karakterin e skuadrës dhe ndeshjet e deritanishme si mysafir në Europë, shpresojmë që Struga Trim Lum të bëjë mrrekullinë edhe këtë herë dhe të shkruajë historinë më të lavdishme të klubit, që është themeluar vetëm 8 vite më parë.

Ndeshja Breidablik – Struga Trim Lum do të zhvillohet të enjtën me fillim në ora 18:45 në stadiumin Kópavogsvöllur, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitër gjerman, me në krye Daniel Schlager. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply