Bujar Hajdari edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në futbollin vendor, duke nënshkruar me skuadrën e Voska Sport. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që dy javë më parë, ndërsa një lajm i tillë sot u konfirmua edhe nga drejtuesit e Voska Sport.
Me sulmuesin koruplent nga Shkupi, drejtuesit e Voska Sport kanë nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa i njëjti te skuadra shqiptare nga Ohri vjen si futbollistë i lirë, pasi i njëjti prishi kontratën vetëm pas disa javëve.
LEXO GJITHASHTU: Asgjë nga transferimi i Hajdarit në futbollin kosovar, i njëjti pritet të nënshkruaj me Voska Sport
Kujtojmë, Hajdari është prodhim i shkollës së futbollit të Rabotniçkit, me të cilën skuadër edhe kishte debutuar në Ligën e Parë, ndërsa më pas veshi edhe fanellën e Skopjes, me të cilën skuadër edicionin e kaluar në Ligën e Parë, luajti në 27 ndeshje, duke realizuar 6 gola.
Për shërbimet e Hajdarit interes kishte shfaqur edhe skuadra e Malishevës nga Superliga e Kosovës. (infOSport.mk)