Hristijan Maleski ka debutuar me gol te AP Brera Strumica. Sulmuesi i ri i Struga Trim Lum, që ditë më parë u huazua te skuadra nga Strumica, sot përballë Tikveshit në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Parë, arriti që të shënojë golin e parë me fanellën e AP Brera.
Maleski edhe pse në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, kjo nuk e pengoi që në minutën e 72-të, të shënojë golin e epërsisë për AP Brera Strumica, skuadër kjo që në minutën e 7-të, të kohës shtesë shënoi edhe golin e dytë për fitoren e rradhës në kampionat. Autorë i golit këtë herë ishte 18-vjeçari, Martin Gjorgjievski.
Pas 4 xhirove të para, AP Brera Strumica numëron 12 pikë, duke lënë pas vetes Shkëndijën e Tetovës me 9 pikë, por edhe një ndeshje më pak, ndërkohë skuadra e sotme kundërshtare e Tikveshit me 6 pikë renditet në pozitën e tretë. (infOSport.mk)