LPFMV, Struga Trim Lum pëson disfatë pas plotë 20 ndeshjeve

Ka përfunduar seria e rezultateve pozitive të Struga Trim Lum në ndeshjet e Ligës së Parë, aty ku nuk njihte disfatën që nga 26 tetori i vitit 2022, kur për herë të fundit ishte mundur nga Pobeda në Prilep gjatë edicionit të kaluar, në të cilin në fund me plotë meritë u shpall për herë të parë në histori, kampion i Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Që nga ajo disfatë, Struga Trim Lum kishte lidhur 20 ndeshje pa disfatë, duke regjistruar 13 fitore dhe 7 barazime.

Vërtetë një seri shumë e bukur kjo e Struga Trim Lum, skuadër kjo që nuk duhet harruar se është skuadra më e re në mesin e gjithë skuadrave nga Liga e Parë, vetëm 8 vite ekzistencë, e që tashmë pas vetes ka një titull kampion, derisa për herë të dytë po përfaqëson vendin në garat europiane, këtë herë më mirë se kur, duke arritur deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Kujtojmë, të enjtën në Ohër skuadra e trajnerit Shpëtim Duro do të zhvillojë ndeshjen e parë të kësaj faze, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën islandeze të Breidablik. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply