Behar Fetai përshëndetet me Voska Sport, për t’iu bashkuar Mariborit

Behar Feta edhe zyrtarisht do të vazhdojë karrierën në Slloveni te 16-herë kampionët e Sllovenisë NK Maribor. Një gjë të tillë tashmë kanë konfirmuar edhe nga Klubi i Voska Sport përmes faqes së tyre zyrtare në “facebook, ku bëjnë të ditur se me skuadrën e njohur sllovene janë dakorduar për një marrëveshje 3-vjeçare, njofton “infOSport.mk”.

Fetahi para se të udhëtoj për në në Slloveni, në Ohër kishte gjetur kohë për tu përshëndetur me bashkëlojtarët dhe stafin e ekipit të Voska Sport.

Fetai skuadrës shqiptare nga Ohri iu bashkua shkurtin e vitit 2021, ndërsa edhe pse në moshë të re, shumë shpejtë u shndërrua në një nga futbollistët kryesor të skuadrës.

20-vjeçari zhvilloi 65 ndeshje me fanellën e Voska Sport, duke realizuar edhe 50 gola, 29 prej të cilëve vetëm edicionin e kaluar në 28 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Dytë, kur edhe u shpall golashënuesi më i mirë i edicionit 2022/23.

Pikërisht edicioni i kaluar ishte më i suksesshmi në historinë e Voska Sport, pjesë e së cilës ishte edhe shkupjani, Behar Fetai, i cili me transferimin te Maribori, pa dyshim se ka realizuar ëndërrën e tij për të bërë hapin e parë drejt futbollit europian, aty ku edhe synon vetë anëtari i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply