Seria A do të startojë ditën e sotme sezonin e ri, 2023/24. Kampionati italian premton të jetë spektakolar, teksa për ditën e sotme janë rezervuar 4 takime.
Gjithçka do të startojë me sfidën mes Empolit dhe Veronas në orën 18:00. Po në këtë orë do të zhvillohet edhe ndeshja midis Frosinones së rikthyer në “Serie A” dhe skuadrës kampione të Napolit.
Ndërsa në orën 20:45 do të luhen dy sfiat e tjera. Xhenoa do të mirëpret Fiorentinën, ndërsa Interi pret Monzën në një sfidë ku zikaltërtit do të synojnë fitoren për të nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri, në të cilin do të tentojnë të zbresin nga piedestali Napolin.