Gatishmëria e FSHF-së dhe Dukës për të ndihmuar Struga Trim Lum! Presidenti Qira përmes një letre e falënderon publikisht

Mungesa e një stadiumi të kategorisë A në vendin tonë, për zhvillimin e takimit të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës, bëri që Federata Shqiptare e Futbollit me në krye presidentin Armando Duka të tregojë madhështinë e saj, duke i ofruar skuadrës së Struga Trim Lum si alternativë, stadiumin “Elbasan Arena”, për të zhvilluar takimin si vendas të fazës ‘play-off’ kundër skuadrës përfaqësuesese të Islandës, Breidablik.

Vërtetë një gjest i madh ky nga ana e numrit një të futbollit shqiptarë, që ishte mirëpritur nga ana e drejtuesve të Struga Trim Lum, edhe pse në momentet e fundit UEFA dhe dritë jeshile që ndeshjen kundër Breidablik, e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, skuadra strugane ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Ohër.

Mirëpo pavarësisht këtij vendimi, klubi strugan me në krye presidentin Arbtrim Qira, kishte shprehur mirënjohje për njeriun e  parë të FSHF-së, Armand Duka, duke i dërguar një letër këtij të fundit dhe duke e falënderuar publikisht për  gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar në këtë situate, kur ekipi i vetëm përfaqësues i Maqedonisë në garat europiane, ndodhej në vështirësi për të gjetur stadiumin adekuat. (infOSport.mk)

Leave a Reply