UEFA përmes faqes së saj zyrtare ka konfirmuar se Struga Trim Lum ndeshjen e parë të fazës ‘play-off’ në kuadër të Ligës së Konferencës do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Ohër, ndërsa njëkohësisht ka caktuar edhe arbitrët që do të ndajnë drejtësinë në këtë takim, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshjen e 24 gushtit në Ohër do ta referojnë arbitër polak, me në krye Damian Sylëestrzak. Ndihmës të tij në këtë ndeshje do të jenë Bartosz Heinig dhe Adam Karaseëicz, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Paëel Malec.
Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Breidablik do të startojë në ora 17:00. (infOSport.mk)