Trajneri Shpëtim Duro në Konferencën për shtyp para gazetarëve në Luksemburg, nuk mundi të fsheh lumturinë për këtë arritje të madhe të Struga Trim Lum, skuadër kjo që siguroi një vend për në ndeshjet e fazës “play-off” të Ligës së Konferencës.
Strategu nga Shqipëria falënderoi që të gjithë për këtë sukses historik, i cili erdhi në mënyrë shumë të vështirë, kjo pasi skuadra e tij nga minuta e 14-të luajti me një futbollistë më pak në fushë.
Ai madje vuan ato raste të humbura në pjesën e parë nga Ibraimi dhe Shabani, pasi nëse do të kishte finalizim, mund të mbyllnin çështjen e fituesit që gjatë 45 minutave të para.
“Çudirat e Struga Trim Lum këtë sezon vazhdojnë, duke u shpallur me titullin kampion, arritjen në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, sigurisht është një ditë historike, për klubin tonë, një arritje jashtëzakonisht e madhe. Sigurisht që unë dua të falënderojë skuadrën, djemtë për atë që treguan në fushën e lojës, sepse juve e patë vete, nuk ishim të barabartë që nga minuta e 14-të, të luash një ndeshje europiane, nuk është e lehtë, por ne ditëm ti zgjidhnim, sidomos në pjesën e parë, duhet ta kishim mbyllur ndeshjen me rastet e Ibraimit dhe Shabanit”- u shpreh fillimisht trajneri, Shpëtim Duro.
Trajneri i skuadrës kampione të vendit nuk la pa komentuar edhe vendimet e arbitrit, që ishin mjaft diskutabile sonte në ndeshjen ndaj Sëift Hesperange.
Ai foli gjithashtu edhe për kartonin e kuq të Marjan Radeskit.
“Pjesën e dytë, edhe skuadra pati atë tensionin dhe lodhjet e veta, por kam shumë pretendime për sa i përket gjykimit, dyshoj për dy rastet e Besart Ibraimit, që nuk i dha as faul, dhe Bunjamin Shabanit në pjesën e parë. Nuk jam i kënaqur me gjykimin. Për kartonin e kuq, që në minutën e 14-të, nuk di me thënë drejtë ta komentojë veprimin që ka bërë Radeski, nëse ka bërë ndonjë veprim të pahijshëm, sigurisht e ka merituar, por ka bërë që skuadra të ndodhet në vështirësi, se siç theksova më parë, të luash me inferioritet numerik në një ndeshje europiane, nuk është e lehtë” – thotë Duro, i cili pas këtij suksesi uroi që të gjithë që janë pjesë e ekipit, duke filluar nga pronarët e klubit e deri te ata më të merituarit, futbollistët.
“Për këtë sukses bravo i qoftë gjithë ekipit, të gjithë djemve për këtë arritje historike të Struga Trim Lum, që në këtë rast nuk ka nevojë për koment, por duhet të falënderojë gjithë klubin, duke filluar nga pronarët, stafin drejtues, futbollistët, pra përfundimisht është një ditë historike për ne” – vijon Duro, i cilo thotë se ëndërra vazhdon: “Ëndërra vazhdon, sigurisht që kjo është një arritje e jashtëzakonshme, kemi edhe dy ndeshje, por le të gëzohemi sot me këtë arritje, ndërsa nga dita e nesërme do të mendojmë edhe për dy ndeshjet në vazhdim”.
Kundërshtarë i yni i rradhës në fazën “play-off” do të jetë skuadra kampione e Islandës, Breiðablik.
Ndeshjen e parë, Struga Trim Lum do ta zhvillojë si vendas me datë 24 gusht në Strumicë, ndërsa një javë më vonë do të luajnë në fushën e kundërshtarit.