Me gol alla Messi, Jasir Asani paralajmëron se është gati sërish për Shqipërinë (VIDEO)

Jasir Asani është padiksutim një nga lojtarët kryesorë të kombëtares shqiptare, por edhe të ekipit Gwangju FC në Korenë e Jugut.

Sulmuesi shkupjan ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës, këtë herë në ndeshjen ndaj skuadrës së Incheon, duke ndihmuar skuadrën e tij që të nxjerrë në barazim në fund të takimit.

Ish-futbollisti i FC Shkupit ka shënuar një gol “alla” Messi nga goditja e dënimit, edhe atë nga një distancë e largët, duke bërë që topi të përfundonte në fundin e rrjetës. Portieri kundërshtar e kishte të pamundur të prisjtë këtë gjuajte, duke bërë që skuadra e Gwangju FC  të ngushtojë rezultatin në 2:1 në minutën e 79-të.

Golin e barazimit skuadra e Gwangju FC  e gjeti vetëm në minutën e tretë shtesë të kohës së rregullt, kur sulmuesi Kun-Hee Lee shënoi për 2:2.

Goli kundër Incheon për Jasir Asanin ishte i 6-ti me fanellën e skuadrës nga Koreja e Jugut, teksa ka dhuruar edhe 2 asiste.

Me këtë gol, shkupjani Asani sikur deshi të paralajmërojë seleksionuesin e Shqipërisë, Silvinjo se është gati me dhënë më të mirën në ndeshjen e shtatorit për fanellën “kuqezi”, pavarësisht se në ndeshjen e fundit kundër   Incheon në lojë ishte inkuadruar nga minuta e 58-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply